“Kosova do të na largojë me dhunë”, ministri serb reagon pas deklaratës së Kurtit për barrikadat

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për heqjen e barrikadave.

Në një intervistë për median RTS, Vuçeviç tha se deklarata e Kurtit lë të nënkuptohet se ka një kërcënim për Serbinë dhe popullin e Kosovësm duke pohuar se heqja e barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat.

Sipas tij ky është një mesazh i qartë se Kurti nuk kujdeset për viktimat njerëzore dhe kryeministri nuk po heq dorë nga kryerja e terrorit ndaj serbëve dhe dhuna për largimin sipas tij të serbëve nga banesat e tyre.

“Kurti dëshiron të paraqesë se vetëm ato barriera janë problem, çdo gjë tjetër është ideale, kështu që kur ta heqin, sado njerëz të vuajnë nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për të gjithçka do të jetë ideale”, tha ai ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT