Kremlini reagon për tensionet në veri: Të mbrohen serbët, Rusia e përkushtuar për zgjidhjen e situatës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar së fundmi se të gjitha të drejtat e serbëve të Kosovës duhet të mbrohen dhe se Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike.
“Ne zotohemi për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës dhe për përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra nga palët sipas të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me këtë situatë.
Gjëja më e rëndësishme për ne është të sigurojmë interesat e serbëve.
Ne mbështesim përpjekjet paqësore të palëve dhe zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike”, tha Peskov në një konferencë në Moskë.
Duke theksuar nevojën për uljen e tensioneve, ai theksoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk ka kërkuar mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin për situatën në Kosovë.