Kryeparlamentarja shqiptare paralajmëron Beogradin: Stop yshtjes së dhunës ndaj KFOR dhe EULEX!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Nikolla ka dënuar dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it, ndërsa thekson se autoritetet e Kosovës janë treguar të përgjegjshme. Ajo u bën thirrje autoriteteve serbe të përmbahen dhe të kontribuojnë që situata të mos përshkallëzohet.

Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë  përgjegjësi e maturi. Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjn përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT