“Ku janë këta hajdutë?”, Berisha “lum” akuzash në Kuvend ndaj qeverisë: Keni vjedhur 122 mld lekë në buxhetin e vitit 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvend, ku ka hedhur një “lum” akuzash ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ministrave.

Ai tha se buxheti i 2022 ishte buxheti i vjedhjes, ndërsa tha qe qeveria vetëm vjedh dhe se nuk ngopet. Ai madje tha se asnjë ministër nuk ndodhet në seancë se nuk duan të dëgjojnë vjedhjet që kanë bërë.

“Sot diskutohet këtu për buxhetin e vitit 2022. Çfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave të komisionit të kontrollot. Ishte buxheti i vjedhjes së 122 milion lekëve që nxijnë. Nuk është kjo një shifer që del nga opozita, por nga institucioni zyrtar.

Keni vjedhur 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri. kjo është vetëm për 9 muajit e parë 2022, keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri të marra së bashku. Keni vjedhur sepse nga 20 tendra sekret që janë zhvilluar në 8 vite 2005-2013 keni zhvilluar 280 tendera sekret për të vjedhur.

Ia keni dhënë atyre që kanë prurë ofertën më të lartë me cmim maksimal, ku janë këta hajdutë, ikin dhe kanë frikë nga vjedhjet e tyre. Kush i vjedh këta. Kush ndërton rrugën me 24 milion lekë kilometër.

Pse nuk rrinë këtu më thuaj pak? Ku janë? E tmerrshme nga zonja janë transformuar në Manon Lescaut, të pamëshirë, se ajo ishte romantike kurse këto nuk ngopen nga asgjë.

Si mund të thotë një ministre, pretendoni të përfitojë nga energjia. Janë lokale janë kombëtare. Lokale do përfitojë, kombëtare do përfitojë. Ndaj dhe buxheti i 2022 do mbetet histori si vjedhja me e madhe qeveritare.

Nëqoftë se shqiptarët festojnë këtë vit në këtë gjendje, festojnë sepse ju vidhni me xhepa me valixhe me çdo mjet” tha Berisha ndër të tjera.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT