LAJM I FUNDIT/ Me 5 vota pro, ja kush zgjidhet kreu i ri i SPAK

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK.
Ai do të pasojë Arben Krajën, i cili ishte në krye të SPAK për 3 vite.
Në sallën e KLP ndodheshin përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane, përfshirë ambasadoren Yuri Kim.
E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet.
I fundit u mor në pyetje kandidati Edvin Kondili, i cili deklaroi se do të angazhohej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që në ditën e parë të marrjes së detyrës nëse do të zgjidhej në krye të SPAK.
Arben Kraja, përmes një mesazhi në Twitter i i uroi sukses 3 kandidatëve duke shtuar se Prokuroria e Posaçme do vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë./m.j