Mes reshjeve të dendura, a do vendoset fasha 800 kw për energjinë? Ja vendimi i fundit i ERE

Enti Rregullator i Energjisë ka shfuqizuar ditën e sotme vendimin për aplikimin e fashës 800 kilovat/orë për abonentët familjarë.
Vendimi ka ardhur pasi qeveria vendosi që të mos e aplikojë atë edhe gjatë muajit dhjetor, për shkak të përmirësimit të situatës energjetike në vend. Pas dy shtyrjesh në tetor e nëntor, ERE vendosi me 5 vota “pro” për shfuqizimin e vendimit edhe për dhjetorin.
Gjithçka ka ndodhur pasi KESH ka pranuar se në fund të këtij muaji gjendja e rezervës energjetike në kaskadën e Drinit paraqitet 735 GWh apo 6.8 për qind më e lartë sesa mesatarja shumëvjeçare.