Meta: As shtetrrethimi dhe as provokimet s’e ndalin manifestimin e shqiptarëve! I treguan Europës se i përkasin vetëm asaj

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që u zhvillua ditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kreu i Partisë së Liriësë shkruan se “as shtetrrethimi, as provokimet dhe asnjë lloj pengese nuk e ndali dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë europianë.
Sipas tij, shqiptarët sot i treguan Europës se i përkasin vetëm asaj dhe se nuk pajtohen me regjimin mafioz të kësaj qeverie.
“As shtetrrethimi, as provokimet dhe asnjë lloj pengese nuk e ndali dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë europianë të angazhuar në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.
Shqiptarët i treguan qartë Europës se i përkasin vetëm asaj dhe nuk pajtohen me një regjim mafioz dhe hajdut që u vret shpresat dhe të ardhmen!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
LIRI, DEMOKRACI!”, shkruan Meta.