Meta: Duhet përmbysje politike që të ketë drejtësi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i pakënaqur nga drejtësia e re, sipas së cilit është e lidhur ngushtësisht me politikën.
“Drejtësia e re ka pësuar një metamorfozë antikushtetuese. Duhet përmbysje politike që të ketë një drejtësi të pavarur”, tha Meta.
Ai është ndalur edhe tek tensionet në veri të Kosovës duke theksuar se zgjidhja është dialogu.
“Apelojmë për dialogun, si e vetmja rrugë jo vetëm për normalizimin e situatës, por edhe për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke dhe integrimin në BE-së”, u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë.