“Mjerë ti”, Berisha i drejtohet Ramës pas goditjes nga 31 vjeçari: Frikacak që nxjerr në rrugë një kriminel për të më goditur

Sali Berisha foli sërish për sulmin e bërë ndaj tij ditën e martë nga 31 vjeçari Gerti Shehu.

Ai përsëriti akuzat e tij ndaj Ramës duke deklaruar se kishte qenë kryeministri, ai që kishte urdhëruar 31 vjeçarin ta godiste me grusht.

“Ne do i dalim zot Shqipërisë, asgjë nuk na ndalon ne pa e realizuar qëllimet tona. Edi Rama ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan.

Po një njeri gjuhet edhe mund të vritet por kauza nuk vdes kurrë more mjeran dhe ne do ta faktojmë shpejt se kauza jonë do triumfojë, se Shqipërinë nuk ta japim kurrë.

Ata që kanë kuftuar pushtues në histori i kanë luftuar me moton ja vdekje ja liri. Ne do e luftojmë me moton jetën e japim, votën nuk e japim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë”-tha kreu i Rithemelimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT