Neritan Liçaj: Shqipërinë nuk e ka gjunjëzuar as Roma e as osmanët, jo më Rama

Aktori Neritan Liçaj ka mbajtur fjalën në podium gjatë protestës së opozitës të mbajtur sot në Tiranë.
Liçaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në protesta, për të bërë të mundur ndryshimin në Shqipëri.
Ai shtoi se populli shqipptar është një popull i lirë dhe i panënshtruar dhe sipas tij as regjimi i Ramës nuk mund ta nënshtrojë kurrësesi.
“Mirë se erdhët të nderuar miq. Mirëseerdhët edhe ju presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ne kemi në kanun një ligj që nuk presim në besë.
Kujdes mos të pretë në besë miku jot në Surrel. Tek ky shesh i ka sytë gjithë Shqipëria. Analistët tanë të pavarur kanë hyrë si sufllaqe e Ramës.
Kini parasysh fjalët e atyre rilindajsve të vërtetë nga familjet Frashëri e Naimi. Hiqni dorë, hiqni dorë, mos u bëj tradhëtor, se pastaj do të pendojë. Shqipet fluturojnë lartë dhe ne duam vetëm liri e demokraci.
Shqipërinë nuk e ka gjunjëzuar dot as Roma, osmanët e komunizmi. Në këtë shesh kanë sytë edhe ata shqiptarë që nuk kanë vendosur. S’ka gjë do të luftojmë neve edhe për ju. Nuk keni më se çfarë paanësie të ruajmë shqiptaër të dashur.
Paqja gjendet në lirinë dhe demokracinë. Kisha shumë për të folur si djalë I këtij qyteti. Le të dalin fytyra të pastra nga votimet, djem të arsimuar që e duan këtë vend”, është shprehur Liçaj.