Pak orë para proteste/ Berisha përsërit thirrjen e fortë dhe paralajmëron: Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë…

Protesta e thirrur nga kreu i Rithemelimit, Sali Berisha pritet të nisë nga hotel Dajti, ku do të mbërrijnë protestuesit. Ish kryeministri do të dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe më pas do të marshojë drejt ish hotel Dajtit.
Protestuesit pritet të vijnë nga sheshi Skënderbej në drejtim të zonës mes ish hotel Dajtit dhe ministrisë së Brendshme.
“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! #sb,”- shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Sipas informacioneve të deritanishme, nga Korça janë nisur rreth 250 protestues ndërsa nga Kruja 700 persona.