Panik në linjën e fluturimeve Zurich-Prishtinë: Tymi mbush avionin, pasagjerët thyejnë dyert për të dalë jashtë

Mëngjesin e së mërkurës, nga Aeroporti i Zurich një aeroplan do të nisej për në Prishtinë.

Aeroplani do të fluturonte në 5: 45 në mëngjes, por, për shkak të temperaturave të ulëta, duhej të bëhej shkrirja së pari. Pastaj, siç shkruan gazeta zvicerane “Blick”, horrori filloi.

“Dyert u hapën dhe tymi nisi të hynte brenda”, ka thënë një lexues i “Blick”.

Panik në linjën e fluturimeve Zurich-Prishtinë: Tymi mbush

Sipas përshkrimit të tij, njoftimet që vinin nga ekuipazhi ishin të paqarta. Fillimisht i kanë kërkuar udhëtarëve të dalin nga aeroplani, pastaj, papritmas i kanë mbyllur dyert dhe u kanë kërkuar të qëndrojnë në vend.

“Njerëzit pastaj filluan t’i thyejnë dyert vetë”, thotë një pasagjer.

Edhe pse kompania e fluturimit ka thënë se nuk ishte tym, për pasagjerët ishte kthyer në një situatë delikate e gjithë ajo.

Më pas, udhëtarët janë kthyer në terminalin e aeroportit dhe fluturimi për në Prishtinë është anuluar.

Panik në linjën e fluturimeve Zurich-Prishtinë: Tymi mbush

Por, kaosi ka vazhduar edhe në aeroport, pasi nuk është ditur se çka do të bëhet me udhëtarët që kishin prerë biletat për në Prishtinë. Kompania e fluturimeve, udhëtimin e radhës në këtë destinacion e ka të enjten.

Kompania e fluturimit ka shpjeguar se çka ka ndodhur mëngjesin e sotëm në avion, duke thënë se nuk ishte një situatë e rrezikshme për pasagjerët.

“Sot në mëngjes, gjatë shkrirjes për fluturimin GM 600 nga Cyrihu në Prishtinë, mbetjet e lëngut të shkrirjes në formën e avujve hynë në avion nëpërmjet sistemit të ventilimit.”/express

Back to top button
LAJMET E FUNDIT