Pas kërkimeve për Ervis Martinajn/ Ja dy personat e tjerë të cilëve RENEA u bëri kontroll në banesë

Kontrollet në banesën e të shumë kërkuarit të policisë Ervis Martinaj kanë përfunduar.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur armë, fishkë, predha eksplozive, unirofma policia si dhe jelekë multifunksionalë.

Kontrollet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe forca të shumta të policisë, teksa RENEA dhe FNSH nuk qëndroi vetëm te banesa e Martinajt, por edhe tek shtëpitë e dy xhaxhallarëve të tij.

Në kontrollet e banesave dhe ambienteve të Faik Martinajt dhe R.Martinajt u gjetën dy armë, rreth 7 mijë fishekë si dhe 85 predha eksplozive.

Kontrollet e nisura në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”, zbuluan një seri municionesh të fshehura në koshere bletësh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT