Po filmonin barrikadat/ Sulmohen gazetarët shqiptarë në veri, një person…

Tensionet në veri të Kosovës vijojnë, teksa ditën e sotme raportohet se janë kërcënuar dy gazetarë.

Sipas medias kosovare, dy gazetarë të mediave vendase janë kanosur nga një person, ende i paidentifikuar, pranë pikës kufitare veriore në Rudar. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, të dy gazetarët kanë qenë duke filmuar pamje nga barrikadat që janë ngritur në zonën e Rudarit kur janë sulmuar.

Kujtojmë se prej disa ditësh në pikën kufitare të Rudarit dhe në Mitrovicën e Veriut serbët kanë krijuar barrikada, ndërsa ka pasur përballje edhe me policinë kosovare.

“KANOSJE | Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30.  Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT