Po raportonte “live”, sulmohet gazetarja në Mitrovicë (VIDEO)

Prej disa ditësh situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami u sulmua me lëndë plasëse gjatë kohës që zhvillonte një lidhje direkte për “Shqipëria Live” nga Mitrovica.

Ndërkohë që ajo po shpjegonte situatën e krijuar në veri, aty ku janë vendosur dy barrikada të reja mëngjesin e kësaj të marte, i është hedhur kapsollë. Incidenti është regjistruar në minutën e 05:40.

Ajo u largua menjëherë dhe pamjet filluan të transmetoheshin “live” edhe pas këtij incidenti. Më pas, për arsye sigurie, ajo u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me operatorin.

Theksojmë se dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës sot, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan, te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare, janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda”, tha Policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT