Policia dhe FNSH “zbarkojnë” në rrugët e Vlorës, kontrolle “blic” në qytetin bregdetar

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorë kanë zhvilluar një aksion blic mbrëmjen e sotme në këtë qytet.

Bëhet me dije se policia po vijon kontrollet me qëllim kapjen e personave problematike, por edhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë në këtë qytet. Mësohet se pikat e kontrollit janë ngritur në hyrje dhe në dalje të qytetit. Kryesisht vëmendja është përqëndruar në Babicë, “Bishti i Kalldrëmit” dhe në brendësi të qytetit.

Deri më tani nuk ka ende detaje për operacionin e zhhvilluar apo nëse ka persona të shoqëruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT