“Pse dyshoj që mund të jetë varë”, Klodiana Lala: Familja e Ervis Martinajt po ndërtonte resort në Kune-Vain, ai merrte tendera

Gazetarja Klodiana Lala thotë se ka disa indicie që të bëjnë të mendosh se një prej emrave më të përfolur të botës së krimit, mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.
Lala tha se shqetësimi i familjarëve të Martinajt, fakti që llogaritë bankare të tij nuk kanë lëvizur dhe qetësia e rivalëve të tij, janë disa nga shenjat që rrisin dyshimet se bosi i lojërave të fatit mund të jetë ekzekutuar.
Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se së fundmi Martinaj merrte tendera nga qeveria, ndërtonte godina dhe familja e tij do të ndërtonte një resort në lagunën Kune Vain në Lezhë.
Pjesë nga deklarata e gazetares Lala:
Martinaj erdhi nga auditoret e univeristetit në botën e krimit. Është personazh kompleks për disa arsye, ishte mbreti i një biznesi që qarkullon miliarda euro. Kishte lidhje shumë të forta politike. Ai personazh filloi të goditej nga momenti i nisjes së operacionit “Fundi i marrëzisë”. Ngjarja e parë për të cilën ai u dyshua ishte Elvis Doçi.
Martinaj, në momentin që krijoi hasmëri dhe përplasje shumë të forta me disa grupe njëherazi. Pse kryeministri u detyrua të reagonte, po të shikosh leksikun kryeministri flet përpara për vrasje pastaj për zhdukje. Martinaj ishte në shoqërinë e një efektivi policie. Ishte një mendje gjeniale në botën e krimit dhe ai mund të bëjë dhe inskenim. Duke parë shqetësimin e familjarëve, duke parë që llogaritë bankare nuk kanë lëvizur dhe qetësia e rivalëve të tij më bën të dyshoj që edhe mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.
Ervis Martini kishte shtrirë tentakulat në shumë institucione, ai po merrte tendera së fundmi, familja e tij po ndërtonte një resort në zonën e Kune Vain. Ishte rasti i vëllezërve Duka që u mori babain dhe ua dhunoi. Ata u tentuan të hakmerreshin, por nuk arritën dhe i ekzekutuan krahun e djathtë, Santiago Malko.