Rama mbledh mjekët e infermierët dhe u bën premtimin: Do keni sërish rritje pagash

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë mbledhur mjekët dhe unfermierët e vendit për t’u shprehur mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë vitit 2022.
Rama gjatë fjalës së tij tha se kushtet në spitale janë përmirësuar krahasuar me vitet e mëparshme.
Kreu i qeverisë ndër të tjera foli dhe për rritjen e pagave, duke thënë se do të ketë sërish rritje rrogash për uniformën e bardhë.
“Kushtet kanë ardhur duke u përmirësuar. Ne kemi bërë rritje rrogash, por nuk mjafton dhe do bëjëm sërish rritje. I kemi rritur 100% nga pikënisja. Ju meritoni më shumë se kaq, por me pak se kaq nuk e meritoni.
Pavarësisht një prirje që është edhe mes bluzave tona të bardha siç është në shumë vende të jugut të Europës për t’u larguar, kemi pasur mundësinë të punësojmë rreth 5 mijë infermerë në spitalet tona. Janë mbi 900 vetëm këtë vit, të punësuar të rinj në sistem, ashtu sikundër janë 1320 mjekët e punësuar në këtë periudhë dhe 335 gjatë këtij viti” tha Rama ndër të tjera.