Reshje të dendura shiu në Tiranë, rrugët e kryeqytetit mbulohen nga uji

Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e sotme në Tiranë, kanë sjellë dhe problematika në kryeqytet.

Siç shihet edhe nga foto e mëposhtme reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët afër zonës së “5 Majit”, por edhe në rrugën “Ibrahim Brahja” dhe zona të tjera.

Nga reshjet e dendura të shiut rrugët janë mbushur me ujë duke vëshirësuar kalimin e këmbësorëve, por edhe makinave dhe duke krijuar kështu një trafik të rënduar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT