Selami Xhepa ngre alarmin: Shtresa e shoqërisë me të ardhura të ulta mund të shkojë në varfëri

Profesori i ekonomisë Selami Xhepa u shpreh në Euronews Albania se është shqetësuese që 1 në 2 persona tek ata me të ardhura më të ulëta dhe mesatare konsumojnë më pak.

66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës. Kriza ka prekur produktet e shportës, ka zbuluar Barometri.

“Shqetësuese e vërtetë është grafiku ku ju paraqisni përballimin ose reduktimin e konsumit sipas nivelit të të ardhurave. Kur flasim për popullatën me të ardhura të ulëta, flasim gati 40% e tyre që i bie pothuajse 1 në 2 veta konsumon më pak,” – u shpreh Xhepa.

Sipas profesorit probabiliteti që këta persona të bien në varfëri është jashtëzakonisht i lartë.

Për të përballuar krizën, 66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo. 36.4% e tyre kanë hequr dorë nga disa shpenzime, 35% e tyre blejnë më lirë dhe 30% e tyre konsumojnë më pak.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT