Shkresa me shënim ‘për Shkëlzenin’, Berisha: E falsifikuar, kërkojnë të më implikojnë mua dhe djalin tim

Sali Berisha ka reaguar pas dëshmisë së Aldo Bumçit në SPAK për tragjedinë e Gërdecit, i cili nuk i ka kursyer akuzat për institucionin.

“Unë e kam thënë me kohë se ky është SKAP-i i partisë. Se ky nuk ka një dosje në interes të qytetarëve. P

or të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe djalin e tij.

Ky është njw turp kombëtar. Për atë falsifikim, Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori.

Ai ishte një manipulim me urdhër për të implikuar mua dhe djalin tim. Dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë. Bumçi e çoi në atë kohë në prokurori. Unë them jo, se e mora vesh kush ishte.

Këta e marrin tani për së dyti. E kuptoni? ”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT