Shkrimi i medias malazeze për embargon, BE nuk e ka sanksionuar plehun artificial nga që erdhi nga Rusia në Durrës dhe shkoi në Serbi

Gazeta e përditshme malazeze “Pojeba” thotë se ka zbardhur një skandal të madh që përfshinë tre shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë thyer embargon e vendosur nga Bashkimi Evropian për Rusinë. Sipas artikullit, tonelata me pleh kimik dhe grurë janë shkëmbyer mes Rusisë dhe Serbisë.

Si vende tranziti, thotë artikulli, janë përdorur Mali i Zi dhe Shqipëria, pasi ngarkesa ka mbërritur në Portin e Durësit dhe prej andej është bërë shpërndarja.

“Nga anijet në Portin e Durrësit në Shqipëri, plehu ngarkohej në kamionë në thasë të mëdhenj (jumbo) që mbanin disa qindra kilogramë, të cilët nuk shënonin vendin e origjinës së mallit dhe përbërjen e lëndës së parë. Për të fshehur gjurmën se malli vinte nga Rusia, ndërmjetësues zyrtar në shitje ishte një kompani e madhe nga Shqipëria”, vijon “Pojeba”.

Rruga qe kane ndjekur ngarkesat, sipas medias malazeze

Mirëpo, newsbomb.al mëson se nuk bëhet fjalë për asnjë embargo të thyer nga Shqipëria. Porti i Durrësit dhe autoritetet doganore shqiptare kanë lejuar kalimin e mallrave për të cilat Bashkimi Evropian nuk ka vendosur sanksione.

Në këto kushte, plehu artificial që ka ardhur nga Federata Ruse në Durrës dhe me destinacion fundor Serbinë, ka qenë konform të gjitha rregulloreve të shpërndara nga Bashkimi Europian. Nuk dihet nëse Mali i Zi vetë ka miratuar sanksione të veçanta për plehun, por direktivat e BE nuk i kanë përfshirë fertilizuesit në listën e sanksioneve.

Dyshime për këtë ngrihen dhe në një moment tjetër të shkrimit, kur thuhet se ngarkesa që vinte me anije në Portin e Durrësit, dhe me faturë doganore në gjuhën shqipe, për tu tërhequr ngarkohej në thasë të mëdhenj që nuk e shënonin origjinën.

Nje fature doganore ne shqip, per tranzitin e mallit

Pra, deri në Shqipëri ngakresa ka ardhur konform rregullave sepse fertilizuesit nuk janë të ndaluar të importohen, dhe me shënim origjine: Nga Federata Ruse. Ndryshimi i ambalazhimit të ngarkesës gjatë rrugës për të hyrë në Malin e Zi, në thasë pa vend origjine, ndoshta lidhet pikërisht me autoritetet në Podgoricë dhe jo me ato shqiptare./Newsbomb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT