Si po mbahet shqiponja për dekor brenda restorantit në Tiranë, mbyllet në kafazin që nuk hap dot as krahët

Shqiponja është simboli në flamurin tonë Kombëtar, por trajtimi që merr nga disa persona, bie ndesh me këtë fakt. Një qytetar ka footgrafuar shpendin që jeton mjaft gjatë, në kafazin e një restoranti në Tiranë.

Sipas denoncimit të publikuar nga mediat, që dokumentohet dhe me një foto, shqiponja që u përket qiejve, mbahet në një kafaz, në të cilin nuk hap dot as krahët.

“Prsh JOQ! Ja një tjetër krijesë e shkret që ka të njëjtin fat si ariu.. te Restorant S… e mbajn ktë Shqiponjën në një kafaz super të vogël në të cilin as krahët nuk hap dot. Flm”- thuhet në denoncim.

Emri i restorantit nuk bëhet me dije, por Shqiponja nuk mund të ketë fatin e ariut Mark që argëtoi klientët e një lokali për vite me radhë, por falë “For Paws”, sot ndodhet në një shtëpi të re në Austri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT