Situata e tensionuar në veri të Kosovës, zbulohet lëvizja e radhës e Vuçiç-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thirrur për sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Televizioni publik serb raportoi se kjo erdhi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për barrikadat e vendosura në veri të vendit.

Mbledhja është caktuar për në ora 19:00, teksa nuk dihet se çfarë vendimi do të merret.

Kujtojmë se më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se KFOR’i u ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave dhe se po presin.

Kurti tha se beson se kjo është rruga më e mirë e mundshme për zgjidhjen e situatës.

“KFOR po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR’in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjishme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme”, deklaroi Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT