Situata e tensionuar në veri, Zvicra thirrje: Kosova dhe Serbia të përmbahen!

Situata e krijuar në veri të Kosovës ka nxitur edhe reagimin e shtetit zviceran, shkruajnë mediet kosovare. Në një reagim zyrtar zviceranët kanë bërë thirrje që palët të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të mund ta tejkalonte situatën edhe më tej.

Në reagim thuhet se forcat e KFOR-it dhe të EULEX-it janë thelbësore për ruajtjen e sigurisë për komunitet lokale në veri të Kosovës.

“I bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet në reagim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT