Situata në veri të Kosovës, Meta: Nuk është beteja e Beogradit, por Rusia po përpiqet që të heqë vëmendjen nga krimet në Ukrainë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta thotë se situata në Kosovë është e provokuar nga Beogradi zyrtar  përmes mbështetjes, frymëzimit dhe financimit të strukturave kriminale serbe në Veri të Kosovës.

Sipas ish kreut të shtetit kjo nuk është një betejë e Beogradit për të drejtat e qytetarëve serbë në Veri të Kosovës, por një shërbim ndaj regjimit të Rusisë me qëllim për të shpërndarë vëmendjen nga krimet që po ndodhin në Ukrainë.

Postimi i plotë:

Situata në Kosovë është e provokuar nga Beogradi zyrtar përmes mbështetjes, frymëzimit dhe financimit të strukturave kriminale serbe në Veri të Kosovës. Kërcënimi i vetëm për qytetarët e Veriut të Kosovës dhe në veçanti për qytetarët serbë janë pikërisht këto banda, përgjegjësia e të cilave është e Beogradit, që i aktivizon sa herë që do të krijojë tensione artificiale.

Kjo nuk është një betejë e Beogradit për të drejtat e qytetarëve serbë në Veri të Kosovës, por një shërbim ndaj regjimit të Rusisë me qëllim për të shpërndarë vëmendjen nga krimet që po ndodhin në Ukrainë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT