“S’ka më fjalë, vetëm veprime”, Meta i revoltuar pas sulmit ndaj Berishës: T’i tregojmë vendin pjellës bastarde, kryeministrit skizofren!

Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në protestën e thirrur nga Sali Berisha duke mos kursyer gjuhën e ashpër ndaj Edi Ramës.
Duket se Meta është ndjerë i detyruar të marrë pjesë në protestën e thirrur në ditën ku po zhvillohet edhe Samiti i BE në Tiranë, pasi nuk do të krahasohet me Berishën nga ndërkombëtarët.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se “po i bie shkurt pasi iu fola dhe në 12 nëntor”.
“Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin pak javë më parë ta bëja këtë gjë para jush, por sot besoj se është shumë e qartë, koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të orgaizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik në formën më të re që e ndjen çdo familje shqiptare, të shpopullimit përmes instalimit të një regjimi mafioz, ndaj të gjithë me poezinë e Avzi Nelës “Liri a vdekje” për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz. Edhe një herë mirënjohje Sali Berishës. Liri demokraci, Europa jemi ne”, tha Ilir Meta.