“Tërbohet” Vuçiç: Furnizimi i Kosovës me dronë “Bayrakatar” do të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Turqi!

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur për marrëdhëniet mes Serbisë e Turqisë. Ai ka thënë gjatë një interviste për mediet e huaja, se furnizimi me dronë “Bayraktar” për Kosovën nga Turqia,  do të ndikojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë.

“Kur turqit thonë se do t’i japin dronët më të mirë Prishtinës, edhe pse ne e respektojmë presidentin Erdogan, sigurisht që do të ndikojë në marrëdhëniet tona”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb me tej ka bërë të ditur se nga muaji maj Serbia do të furnizohet me dronë dhe avionë të tjerë dhe se numri i forcave speciale, do  të katërfishohet.

“Në të njëjtën kohë, ata nuk kanë të drejtë t’i armatosin, sipas ligjit ndërkombëtar. Deri në maj, ne do të jemi në gjendje të mburremi me disa dronë më të fuqishëm dhe avionë të tjerë. Natyrisht që na duhet, sepse pa të do të na gëlltitnin”, shtoi Vuqiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT