Tragjike! Gomonia e emigrantëve përplaset me shkëmbinjtë, ndërron jetë foshnja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një foshnjë ka ndërruar jetë, pasi u mbyt në det.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën jugore të Lesvos, në rajonin Fara, pas një gomone që transportonte emigrantë u përplas me disa shkëmbinj. Babai i foshnjës raportoi se anija u përplas në shkëmbinj dhe, në përpjekje për të dalë në breg, foshnja ra në det.

Në mesditë është njoftuar porti i Mitilinës dhe një ambulancë e KY Plomari, e cila ka marrë foshnjën e vdekur. Duek e dërguar në spitalin Bostanio për autopsi.

Sipas mediave greke, në gomone ndodheshin 34 persona, kryesisht me origjinë afrikane. Dy prej tyre kanë marrë lëndime të lehta në këmbë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT