Tubimi ditën e Samitit të BE në Tiranë, Ngjela: Protesta ishte dëm i madh për PD, po i shton vlera Edi Ramës

Gjate intervistës në Fax News, Ngjela u shpreh se pjesëmarrja ishte e vogël dhe e gjitha çfarë ndodhi në protestë i shtoi vlera Edi Ramës.

“Protesta ishte dëm i madh për PD. Kishte një përkrahje shumë të vogël dhe ndodhi  ajo që ndodhi në lidhje me personin që e goditit. Protesta e tyre e dëmtoi shumë opozitën dhe ata nuk e kuptojnë se po kthejnë Ramën në një lider me valencë të madhe në Perëndim.

Ajo ishte një protestë që cenon interesin kombëtar, por nuk e cenoi pasi i dha jehonë më të madhe, sepse është non grata në Amerikë. Shqipërinë nuk e dëmtoi dot. Në goditjen që i bën një njeri mund të jenë shkaqe personale, psiqike, dhe ne duhet ta presim se çfarë na thotë pushteti gjyqësor”, tha Ngjela./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT