U ekzekutuan në mes të lokalit në Athinë, dalin FOTOT e dy shqiptarëve!

Janë publikuar fotot e dy viktimave me origjinë shqiptarë që u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në një kafene në Athinë.

Autori i cili dyshohet të ketë qenë profesionist ka qëlluar 7 plumba për 4 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i i ngjarjes.

Kreshnik Çerçizi ishte objektivi i pari, i cili mori disa plumba në kokë duke ndërruar jetë në vend, ndërsa plumb në gjoks dhe stomak mori edhe viktima e dytë Armando Ogranaja 44-vjeçar, i cili ndërroi jetë rrugës për spital.

U ekzekutuan në mes të lokalit në Athinë, dalin FOTOT e dy

Gabimisht plumb në këmbë ka marrë edhe një grua e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke bëjnë me dije, se viktimat kishin një të shkuar të errët kriminale dhe dyshohet se vrasja ka qenë për larje hesapesh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT