Vendosen shiritat “skenë krimi”, Policia mbledh pecetat me gjak në vendin ku u qëllua Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD, Sali Berisha u qëllua me grusht në nisje të protestës së sotme, pak pasi kishte dalë nga selia dhe po shkonte drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Aty ishte vendosur podiumi dhe Berisha bashkë me Metën po i bashkoheshin turmës.

Mirëpo, një person i identifikuar si Gert Shehu ka kaluar lehtësisht truprojat dhe ka qëlluar në fytyrë Sali Berishën. Ish-kryeministri u mbajt nga personat e tjerë që e rrethonin, ndërkohë që kishte hemorragji në hundë dhe pjesën e faqes.

Truprojat dhe militantët e PD dhunuar me grushte e shkelma autorin, Gert Shehu, duke e gjakosur në fytyrë e trup. Ngjarja ndodhi rrugën krah lumit Lana, pak pasi del nga selia blu dhe shkon drejt Bulevardit.

Siç shihet në këto pamje, në vendin ku u qëllua me grusht Sali Berisha ka shkuar Policia dhe ka bërë veprimet e nevojshme ligjore për të dokumentuar dhunën ndaj kreut të demokratëve. Ata kanë marrë pecetat me njollat e gjakut dhe këpucën e autorit që mbeti aty pas dhunës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT