VIDEO/ Itinerari që ndoqi Gert Shehu para incidentit, sa pa Berishën të dilte nga selia u bashkua me turmën

Protesta e sotme e thirrur nga opozita u shoqërua me incidente që për një moment hoqën vëmendjen nga samiti që po mbahej në Tiranë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjatë marshimit për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryedemokrati Sali Berisha u sulmua fizikisht nga një person që më vonë u identifikua si Gert Shehu. Ky i fundit goditi Berishën në fytyrë, ndërsa u neutralizua më vonë nga badigardët e ish-kryeministrit.
Autori tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa u raportua edhe se ai kishte problem të shëndetit mendor.
Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për abcneës.al edhe pamjet para momentit të sulmit.
Autori shihet fillimisht duke dalë nga xhamia e Tabakëve. Më pas ai është u drejtuar për në Bulevardin Zhan D’Ark dhe për një moment është ndalur pranë kishës “Katedralja e Shën Palit”. Kur sheh Berishën duke dalë nga selia e PD, ai bashkohet me pjesën tjetër, ndërsa më vonë kreu sulmin. /abcnews.al