“Vrasësi ka qenë i lagjes ose…”, Karamuço zbulon DETAJE nga ekzekutimi i Edmond Papës në Tiranë

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me atentatin e Edmond Papës në rrugën “Fadil Bodinaku”, në Tiranë më 16 dhjetor.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur gjatë një emisioni televiziv se nga kjo ngjarje i ka bërë përshtypje lëvizja e autorit të krimit, që sipas tij ose ishte frekuentues i lokalit ku u vra shënjestra e tij ose e kishte studiuar gjithçka.
Mes të tjerash ai tha se vrasësit me pagesë veprojnë kryesisht në Tiranë.
“Mund të ishte vrarë dhe rrugës duke ardhur nga Saranda. Papës nuk i është gjetur armatim. Më ka bërë përshtypje dalja nga lokali i të dyshuarit të ngjarjes. duket se e kishte frekuentuar dhe më parë. Ai duket se mund të jetë frekuentues i atij lokali, ose ka qenë i lagjes. Ti e di se ai rri aty, këtu ka pikëpyetje për ngjarjen. Shumë vrasës me pagesë veprojnë në Tiranë.”, tha ai.