Vuçiç takohet me komandantin e forcave të NATO-s: I kërkova që trupat e tyre të mbrojnë serbët e Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar këtë të martë me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç ka bërë me dije se i ka kërkuar Munsch-it që NATO të mbrojë serbët e Kosovës.

“Fola me admiralin Munsch. I kërkova NATO-s të mbrojë popullin tonë në Kosovë dhe e falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, ka shkruar Vuçiç.

Ndërkohë një ditë më parë Munsch u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve relevantë në Kosovë, që të jenë në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga demonstratat provokuese.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës. Që nga tetori, ne kemi shtuar praninë tonë duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë” ka thënë më herët admirali i NATO-s.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT