Zbardhet agjenda e Mitsotakis në Shqipëri/ ’Provokon’ duke shkuar në Himarë, takimi nis me Janullatos…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e nesërme në Shqipëri.

Sipas informacioneve nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit Mitsotakis, bëhet me dije se ai do të marrë pjesë në seancën plenare të Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Tiranë.

Ndërkohë në orën 18:00 kryeministri do të takohet me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në orën 18:45 ai do të ketë një takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe në orën 19:30 me Presidentin Bajram Begaj.

Në orën 20:00  Mitsotakis do të takohet me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ku edhe  do të marrë pjesë në një darkë punë të shtuar nga kryeministri ynë.

Të mërkurën, më 7 dhjetor, kryeministri grek do të vizitojë Himarën ku zyrtarisht atje nuk ekziston ndonje minoritet, Finiqin dhe Dropullin, ku do të ketë takime me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke atje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT