“Zbulimi” i Alfred Cakos: Enver Hoxha grumbulloi 280 ton ar nga shqiptarët, u mor mbrapsht nga anglezët

Alfred Cako ka bë një tjetër “zbulim”.

“Ne shqiptarët jemi të prirur që të shohim vetëm xhelatin, që kanë qenë sllavo rusët, por kjo ka qenë një marrëveshje e gjerë mes Britanisë dhe Rusisë, apo edhe SHBA-ve për të kontrolluar Ballkanin dhe për të vendosur atë perden e hekurt të eksperimentit të bankierëve.

Pas Luftës së Dytë botërore filloi një luftë civile dhe u rishikuan strukturat e shtetit, duke e shndërruar në një bazë socialiste, ku pasuritë i mori shteti me një parti.

Kjo luftë civile i kuq nga komunistët u shkaktua nga Antanta për të goditur nacionalizmin në vendin tonë që kërkonte të shkonim në perëndim dhe me pluralizëm politik.

Anglezët të gjitha paratë që hodhën, i morën duke marrë arin shqiptar, duke marrë 280 ton ar. Këto i grumbulloi Enver Hoxha kundrejt pasanikëve shqiptarë, që i kishin fshehur.

Në minierat e kripës në Gjermani janë gjetur 2200 kg ar që janë marrë në Shqipëri, nga Italia. Gjermanët e morën atë nga italianët dhe e vendosën në një nga minierat e tyre të kripës.

Dihet se krerët e feve në vend kanë bërë rezistencë ndaj komunizmit. Atyre u është shpallur luftë nga komunizmi. Po ashtu u shkatërruan shumë biblioteka të tyre”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT