Zelensky paralajmëron sulme të reja nga Rusia: Nëse Putin nuk tërhiqet nga kufijtë e vitit 1991, nuk ka bisedime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe komandantët e tij të lartë thonë se presin një ofensivë të re nga Rusia në fillim të vitit të ri – por nuk janë të gatshëm për të bërë kompromis për qëllimet e tyre përfundimtare.

Zelensky përsëriti se qëllimi i Ukrainës ishte të rimarrë tokën që kishte kur u bë e pavarur në vitin 1991, duke përfshirë Krimenë.

Disa ditë pasi Kremlini tha se Ukraina duhet të njohë realitetet e reja, duke përfshirë aneksimin e fundit nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës, Zelensky përsëriti se Ukraina nuk do të bënte asnjë lëshim.

“Nëse ai [Putini] tani tërhiqet në kufijtë e vitit 1991, atëherë do të fillojë rruga e mundshme e diplomatëve. Ja kush mund ta kthejë realisht luftën nga një rrugë ushtarake në një rrugë diplomatike. Vetëm ai mund ta bëjë këtë.”

Zelensky tha se rreth 95% e popullit ukrainas nuk duan të bëjnë kompromis për territorin. “Çështja është më e thellë se toka. Askush nuk dëshiron të dialogojë me këta njerëz që shpalosën [luftën]”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT