1 orë në SPAK për “Gërdecin”, flet Shkëlzen Berisha: Prokuroria duhet të thotë…

Prokuroria duhet të hetojë kush e ka bërë atë shënim. Nuk kam asnjë lidhje me këtë cështje.
Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinalin e faxit nuk ekziston.
Komunikim i gjatë me ministrin e Mbrojtjes atëherë?
Berisha: Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të.
Çështja sipas mendimit tim është politizuar.
Jeni i frikësuar?
Berisha: Aspak.