Aksidenti me tre viktima në Rrugën e Arbrit, deputeti i PD thirrje qeverisë: Shumë mirë që hapni tunele në Llogara, por investoni edhe në veri

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, i bën thirrje qeverisë që të shtojë investimet në veri të vendit, duke marrë shkas nga aksidenti me tre viktima që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit. Sipas tij, aksidentet në këtë aks janë një tragjedi e paralajmëruar.
“Nje rruge te pambaruar,pa ndricim e parametra te tjera sigurie edhe sikur cdo kilometer te vendosen patrulla policore nuk e zgjidhin dot situaten e sigurise rrugore”, shkruan Çollaku, teksa kërkon që vëmendja e shtetit të shkojë dhe në veri, veç jugut.
“Shume mire qe shtrohen kalldremet e Beratit,te Permetit ,shume mire qe hapen rruge nga Tepelena per bregdet. Shume mire qe nga Llogaraja kalohet me tunel ne jug te bregut…,por dhe ne Qark te Dibres, Kuksit e ne Veri te vendit jetojne njerez, duhen rruge, ndricim”, vijon ai.
Shënimi i plotë i deputetit Kreshnik Çollaku:
Aksidentet ne “Rrugen e Arbrit” ,nje tragjedi e paralajmeruar.
I kam kerkuar ne menyre te vazhdueshme zv kryeministres dhe drejtueses se PS ne Qark Diber..,pertej cdo interesi politik apo partiak..,te shtohen ne menyre urgjente investimet ne qarkun e Dibres e sidomos ne “Rrugen e Arbrit”.
Nje rruge te pambaruar,pa ndricim e parametra te tjera sigurie edhe sikur cdo kilometer te vendosen patrulla policore nuk e zgjidhin dot situaten e sigurise rrugore.
Shume mire qe shtrohen kalldremet e Beratit,te Permetit ,shume mire qe hapen rruge nga Tepelena per bregdet. Shume mire qe nga Llogaraja kalohet me tunel ne jug te bregut…,por dhe ne Qark te Dibres ,Kuksit e ne Veri te vendit jetojne njerez,duhen rruge ,ndricim. Duhen investime shteterore ne keto zona.
Ne seancen e fundit te parlamentit ia paralajmerova zv kryeministres kete situate te rrezikshme ne Rrugen e Arbrit. Mjerisht keto ngjarje me dhane te drejte. Serish rrezik i shtuar ne keto akse rrugore do te jene ngricat qe duket jane ne dere.
Veriu i vendit ka nevoje per investime strategjike dhe energjike. Kjo eshte nje kerkese qe tejkalon interesat tona politike apo partiake. Kjo ka lidhje me pergjegjesine njerezore dhe shteterore.