“Amaneti i tij ishte…”/ Nipi i Isuf Kalos tregon fjalët e fundit të mjekut para se të ndërronte jetë

Mjeku i njohur  Isuf Kalo ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Nipi i tij, Përparim Kalo ka treguar amanetin e fundit të xhaxhait të tij të ndjerë, ndërsa tha se kërkesa e fundit ishte që trupi të prehej në vendlindjen e tij në Shqipëri. Ndër të tjera, Kalo tha se xhaxhai i tij i ka ushqyer gjithmonë me dashurinë për vendlindjen.

“Amaneti i fundit ishte që trupi i tij të vinte në Shqipëri. Ka pasur një dashuri të madhe për vendlindjen. Na ka çuar shpesh, megjithëse jemi lindur në qytete të tjera.

Na e ka ushqyer këtë, kemi një shtëpi në fshat, por pavarësisht se nuk e kemi në pronësinë tonë, të gjithë vendasit atje e njohin si shtëpia e stërgjyshërve tanë dhe na japin akses që të shkojmë dhe të bëjmë piknik me fëmijët tanë.”- tregoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT