Anonymous hakon faqen e ushtrisë serbe, mesazh për Vuçiç: Fashist, mos humb kohë me qentë e tu

Grupi i hakerave “Anonymous” ka njoftuar se ka hakuar webfaqen e ushtrisë serbe.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ata shkruajnë se webfaqja e ushtrisë serbe ka rënë.

“Uebfaqja e ushtrisë serbe ka rënë. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani.

Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, thuhet në mesazhin e tyre.

Me foton e flamurit kuqezi, Anonymous i drejtohet Presidentit serb me fjalët: “Nëse do luftë, lufta të pret”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT