“Çunat e Londrës”, Dash Shehi: S’do ngordhi ai djali i fshatit me shatë në dorë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tshprehet se modelin me të cilin të rinjtë shqiptarë nisen në Britani të Madhe është i krijuar në Shqipëri.

Sipas tij, duhet pranuar fakti që një pjesë e mirë e të rinjve që shkojnë në Angli punojnë në shtëpi bari, pasi modeli i pasurimit të shpejtë tek disa individë që ata shohin në Shqipëri, i çon drejt kësaj rruge.

“Mijëra djem atje punojnë në shtëpi bari, por shumica punojnë ndershmërisht. Një pjesë e asaj rinie ikën atje e kriminalizuar nga realiteti shqiptar, sepse drogën ne e kemi bërë sikur të mbjellësh misër.

Është krijuar modeli brenda brezit të ri; ai që merret me drogë ka makinën më të mëdha, ka restorantin të luksoz. Nuk do më ai djali i fshatit të mbjellë qepë; këtu do ngordh unë me shatë në dorë thotë. Kështu që ata nisen atje me këtë model”, tha Shehi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT