Çupi “zbulon planin” e SHBA-së: Ushtria e ujqërve u la në qetësi me qëllim që SPAK të hapte kutinë e Pandorës

Analisti Frrok Çupi, referuar çështjes së 21 Janarit, u shpreh se aleatët e Shqipërisë po përgatisnin reformën në drejtësi dhe për këtë arsye gjatë këtyre viteve “ushtria e ujqërve” u la në qetësi.
Sipas Çupit me ardhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumanit, SHBA ka një bindje që mund të hetojë në të gjithë tragjedinë e krimit.
I ndalur te dita e tragjedisë, Çupi tha se urdhëri i SHBA-së ishte të ndalonin dhe mos bënin asnjë hap para pasi garda e kryeministrisë ishte e armatosur.
“Arsyeja shumë e rëndëishme ishte se mos e marrim si një gjë spo ndodh, fuqitë e mëdha, aleatët tanë, po përgatisnin reformën në drejtësi dhe e gjithë ushtria e ujqërve u la në qetësi me qëllim që ditën që do ndërtohet SPAK të hapej kutia e Pandorës. Amerika pas ardhjes së Dumanit ka një bindje që mund të rrëmojë në të gjithë tragjedinë e krimit”, tha Çupi.
Gjithashtu, analisti komentoi dhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sa i përket publikimit të audio-përgjimeve dhe provave të reja nga 21 janari tha se janë manipulime dhe falsifikime.
Sipas Çupit Berisha ndodhet në panik që prej kohës kur u shpall non-grata nga SHBA pasi ata janë në dijeni të provave dhe mostrave që janë kryer gjatë periudhës kur ai ka qenë në qeveri.
“Zoti Berisha ndodhet në panik prej kohësh. Ndodhet në panik që prej 9 shtator të 2021 dhe prej majit të 2021. Dhe të dish gjithçka të qeverisë së Berishës dhe ndaj tij personalisht është një depo gjigande me prova dhe fakte dhe me mostra që ka kryer gjatë periudhës kur ka qenë në qeveria. Fakti që Berisha nuk pranon asgjë do të thotë që është në panik. Do të thotë që ai ka kuptuar që tani nuk hyn në punë asnjë prej argumentave, por mendon ka hyrë në rrugën ku të hedhë bomba kërcënimesh ndaj vendit dhe ndaj SHBA”, shtoi ai.