“Dikush duhet të marrë masa” – Degradon live situata në atë që quhet shou (VIDEO)

Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një veprim ndaj moderatores Kiara Tito live në televizion, që ka sjellë reagime.

Teksa moderatorja ishte e shtrirë në krevat, në atë që quhet shou, me emrin Big Brother VIP, Luizi i është hedhur sipër duke e lënë të shtangur dhe të trembur.

Pas këtij veprimi të Luizit, ndjekësit e kanë “kryqëzuar” atë duke e konsideruar këtë veprim si shumë pervers.

Mes reagimeve të shumta ishte edhe ai i këngëtares shqiptare, Enxhi Nasufi e cila nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, bashkangjitur veprimit të Luizit shkroi:

“Në këtë pikë, ky është ngacmim seksual dhe dikush duhet të marrë masa për këtë l*qen.

A mundet dikush ta ndalojë këtë copë psikopati pervers. Kjo nuk është më lojë.

Ia kisha zgurdulluar sytë mos ti shkonte më mendja te seksi në jetën e vet.”/TEMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT