E FUNDIT/ Çfarë ndodhi? Shtyhet seanca për të shumëkërkuarin Talo Çela

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për super të kërkuarin Talo Çela.

Arsyeja e kësaj shtyrje seance është bërë mungesa e 2 anëtarëve të turpit gjykues në Gjykatën e Posaçme. Seanca e ardhshme është vendosur të zhvillohet më 25 janar.

Talo Çela akuzohet për super grabitjen e ndodhur më 9 prill të vitit 2019 në Aeroportin e Rinasit, ku u vodhën miliona euro në një avion. Ndërkohë Çela vijon që të jetë ende i lirë. Disa operacione për arrestimin e tij kanë dështuar.

Ai cilësohet një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të ku përveç grabitjes, është dhe vrasja. Ai njihet si miku i Nuredin dumanit, vrasësi me pagesë i icli ka vendosur të bashkëpunojë me policinë, duke treguar dhe krimet që kanë kryer së bashku me Çelën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT