Ekzekutimi i Santiago Malkos/ Gjykata hap PAMJET e kamerave të sigurisë, SPAK: Ilir Selamani dhe Elvis Gacaj…

Në procesin gjyqësor për Ilir Selamanin dhe Elvis Gacajn janë shfaqur pamjet e kamareve të sigurisë që kanë fiksuar momentin e vrasjes së ish-policit Santiago Malko.

Gjatë seancës u shfaqën edhe pamje të dy të pandehurve, Selmani e Gacaj, që sipas SPAK, kanë lëvizur në zonë para dhe pas ekzektimit të Malkos.

Për këtë ngjarje pak kohë më parë u dënua me 25 vite burg Blendi Teta.

Pak ditë më parë gjykata ka nisur procesin në mungesë edhe për Leonard dhe Erlis Duka dhe anëtarë të tjerë të këtij grupi që dyshohen si të përfshirë në organizimin dhe vrasjen e ish-policit Malko që njihej edhe si person i afërt me Ervis Martinajn.

Në seancën e së premtes ishin të pranishëm edhe familjarë të Santiago Malkos.

Pamja që lidhet direkt me ngjarjen, është pamja e një kamere sigurie e një lavazhi në rrugën “Xhanfize Keko” ku makina e autorëve të dyshuar vjen dhe ndalon te dera e lavazhit. Pret pak sekonda dhe në momentin kur vjen Santjago Malko e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, makina ikën për disa sekonda për inerci dhe përplaset me disa kazanë. Sipas prokurorisë, Malko është qëlluar nga brenda makinës.

Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur si “Doxha”. Ndërkohë që akuzohen si organizatorë vëllezërit, Leonard dhe Elvis Duka. Vëllezërit Duka dhe Fatmir Hyseni janë duke u gjykuar në një proces tjetër.
Ndërkohë është dënuar Blendi Teta dhe janë në proces Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj.
Gjatë kohës së procesit që pa kamerat e sigurisë ishte dhe nëna e Santiago Malkos, e cila gjatë shfaqjes së momentit të vrasjes së të birit shpërtheu në lot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT