FOTO LAJM: Krerët e Ballkanit Perëndimor të gjithë bashkë në Davos, veçohet Vuçiç

Një foto nga Forumi Botëror i Ekonomisë në Davos të Zvicrës, ku shfaqet Presidenti serb Vuçiç, ‘në hije’ nga krerët e tjerë të shtetit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Siç duket edhe nga fotoja, të gjithë liderët e tjerë të rajonit janë të ulur bashkë, ndërsa Vuçiç është i ulur vetëm në një rresht prapa.

Fotoja tregon edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllv Lajçak, kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviq, kryeministrin shqiptar, Edi Rama e presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.

Kjo nuk është megjithatë hera e parë që Vuçiç fotografohet në situata të tilla, pasi në samite të tjera është fiksuar nga kamerat teksa qëndron i shkëputur nga të tjerët.

FOTO LAJM: Krerët e Ballkanit Perëndimor të gjithë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT