FOTO+VIDEO/ Thellohet përçarja në PD, Këlliçi e Alimehmeti nuk i japin dorën njëri-tjetrin, shmangin takimin në 32-vjetorin e RD

Përvjetori I gazetës “Rilindja Demokratike” ka nxjerrë në pah përplasjen e thellë që ekziston mes kandidatëve të primareve në Tiranë.
Edhe pse vetëm një tavolinë larg, kandidati I Berishës Belind Këlliçi dhe rivali I tij në primare mjeku Ilir Alimehmeti nuk janë takuar bashkë.
Të dy kanë qëndruar në tavolina të ndryshme. Edhe në një moment që Belindi kaloi aty pranë, Këlliçi dhe Alimehmeti kanë refuzuar që të takojnë njëri-tjetrin./m.j


