Gazetari zbulon prapaskenat: Lulzim Basha dhe Alibeaj nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin

Gazetari Ervis Iljazaj ka zbuluar mbrëmjen e kësaj të enjte se marrëdhënia e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj nuk është më ajo e mëparshmja dhe është krisur.

I ftuar në Euronews Albania Iljazaj u shpreh se nga informacionet që ka, Basha dhe Alibeaj nuk i kanë mirë punët mes njëri-tjetri dhe shkak i përçarjes mes tyre me shumë gjasë është dëshira për pushtet.

“Sipas informacioneve të mia, Basha dhe Alibeaj nuk i kanë mirë punët mes njëri-tjetrit. Politika dhe pushteti është i ëmbël, gjithmonë ka konflikte dhe mund të krijohen edhe gjëra të tilla.

Opozita dhe grupi i Berishës janë në fushatë. Shkarkimi i Alibeajt dhe emërimi i dikujt tjetër duhet të sjellë disa përfitime dhe ky veprim nuk sjell asgjë juridikisht, s’e zgjidh ngërçin në PD”, është shprehur Ervis Iljazaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT